Shkodra nuk gjen qetësi, sërish të shtëna me armë zjarri

Pas atentatit që tronditi Dukagjinin, ku mbeti i vrarë Zef Guri dhe i plagosur rëndë djali i tij, Gjin Guri, në Shkodër janë raportuar sërish të shtëna me armë zjarri.

Mësohet se një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Malësinë e Madhe.

Ngjarja ka ndodhur pas nje konflikti mes 3 personave në fshatin Grizhë.

Në polici është shoqëruar një person ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Nuk dihen ende rrethanat e  ngjarjes./Albeu.com


Shtuar 27.09.2023 22:27