Efektivi i policisë Admir Okaj është qëlluar me mjete të forta në kokë nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja ndodhi në afërsi të banesës së tij në zonën e Zdrales. Okaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pasi ka marrë mjekim në kokë në spitalin e Shkodrës është larguar ndërsa po jep dëshminë e tij për policinë. Okaj ka shërbyer për shumë vite me forcat e FNSH në Shkodër ndërsa prej disa kohësh shërben në qarkun e Elbasanit.
Policia është duke hetuar ndërsa efektivët kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje.