Policia e Vlorës, kapur në flagrancë dhe ka vënë në pranga një 41-vjeçar i cili shiste kokainë në lagje të ndryshme të Vlorës.
Gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dhjetëra doza të lëndës narkotike kokainë, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.