Sherri nisi për vendosjen e pengesave në rrugë, zbardhet konflikti i armatosur midis fqinjëve në Tiranë

Një konflikt i çastit, përfundoi me një të plagosur pasditen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:35, në Rrugën e Elbasanit.

Dy fqinjë u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe Amarildo Kamberi plagosi me armë në këmbë 47-vjeçarin Xhevahir Kolaveri.

Punonjësit e policisë së komisariatit Nr.1 bashkë më forcat Shqiponja kanë rrethuar zonën dhe janë vënë në ndjekje të autorit për kapjen e tij. I plagosuri Xhevahir Kolaveri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë ne zonë dhe janë marrë në pyetje familjarët e dy fqinjëve, të cilët kanë mohuar se Kolaveri dhe Kmaberi kanë patur konflikt të mëparshëm.

Mësohet se sherri nisi për vendosjen e pengesave në rrugë për të mos lejuar kalimin e mjeteve./albeu.com


Shtuar 17.02.2024 20:26