Sherr në një lokal në Sarandë/ Goditi me sende të forta bashkëmoshatarin, 44-vjeçari shpallet në kërkim nga policia

Policia ka shpallur në kërkim ditën e sotme një 44-vjeçar pasi ka goditur me sende të forta një person tjetër gjatë një sherri.

Mësohet se ngjarja është regjistruar në një lokal në lagjen nr.1. ku 44-vjeçari i shpallur në kërkim ka goditur me sende të forta një 44-vjeçar me inicialet H. B.

Gjithashtu në njoftimin e policisë bëhet me dije se është proceduar edhe një 26-vjeçar i cili është administrator i lokalit pasi dyshohet se ka fshirë pamjet filmike të ngjarjes.


Shtuar 6.05.2024 16:59