EMRI/ Sherr mes të rinjve, vritet 20-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak pas mesnate në rrugën “4 Dëshmorët” në kryeqytet.

Rreth orës 00:35, në afërsi të gjimnazit “Partizani” gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin Stivens Toshkësi, 20 vjeç.

Ky i fundit si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Albeu.com/