Sherr mes të rinjve në Tiranë: 21-vjeçari qëllon me sende të forta shokun

Një sherr i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Një i ri është konfliktuar me sende të forta me një shtetas, duke marrë të dy lëndime në trup.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.03.2021, në bulevardin “Bajram Curri”, shtetasi me iniciale H. H., 21 vjeç, është konfliktuar me sende të forta me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar rreth moshës 23-vjeç, ku kanë marrë dëmtime të lehta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Shtuar 17.03.2021 09:03