Sherr mes adoleshentëve në Fushë-Krujë, policia shoqeron 14 vjeçarin

Një sherr ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë-Krujë. Policia bën me dije se mes disa të rinjve ka ndodhur një sherri dhe është shoqëruar në polici njëri prej tyre.

Bëhet fjalë për adoleshentin me inicialet K.Gj, 14 vjeç, i cili plagosi me thikë 2 bashkëmoshatarët e tij, konkretisht shtetasit E.Sh, 14 vjeç dhe F.M, 15 vjeç.

Njoftimi:

Krujë

Plagosi me mjet prerës 2 shtetas, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe shoqërohet në ambientet e Policisë autori i dyshuar.

Më datë 12.03.2021, në orën 13:00, në Krujë, pas një konflikti të çastit janë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. Sh., 14 vjeç dhe F. M., 15 vjeç, banues në Krujë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë bërë identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi K. G., 14 vjeç, i cili është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 12.03.2021 16:24