Sherr me thika në Shkodër, plagoset 16-vjeçari

Një grindje mes dy adoleshentëve në qytetin e Shkodrës ka çuar në plagosjen e njërit prej tyre.

Sipa njoftimit pas një sherri mes dy 16-vjeçarëve, njëri prej tyre ka përdorir mjet prerës, duke plagosur bashkëmoshatarin.

Xh.P ka plagosur me thikë K.L, i cili tashmë ndohet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Rreth orës 14:00, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në rrugë, gjatë një konflikti të çastit ndërmjet dy 16-vjeçarëve, shtetasi Xh. P. ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin K. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë intensivisht krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit Xh. P.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


Shtuar 18.09.2023 15:51