Semi Jaupaj na prezanton me “partnerin” e saj të ri (FOTO LAJM)

Këngëtarja Semi Jaupaj vijon të marrë vëmendje që pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”.

Disa prej këngëve të saj kanë tërhequr interesin e publikut.

Një ndër këngët që publiku u dashurua menjëherë ishte pikërisht ‘All your lovin’ në bashkëpunim me Ron.

Së fundmi, Semi ka qenë në “Sunny Hill Festival” ku ka shijuar performancat e këngëtarëve më në zë të momentit si të huaj ashtu dhe shqiptar.

Ajo ka postuar një foto me këngëtarin italian Tananai, mik i reperit Fedez. “Ne të dy jemi martuar por ky akoma nuk e di, pastaj është dhe Fedez i martuar me Chiaran”, shkruan këngëtarja.

Ndërkohë nuk ka munguar edhe komenti epik i Bora Zemanit.

“Ma mbaj mirë gocën ore”, shkruan Bora ku edhe i ka bërë tag këngëtarit të njohur Tananai.

Kujtojmë se Semi ka qenë në një marrëdhënie dashurie disa vjecare me këngëtarin Bojken Lako./albeu.com/


Shtuar 28.08.2022 23:07