Seanca plenare! Mazhoranca hyn nga dera mbrapa për të shmangur protestuesit, Berisha shkon në Kuvend i shoqëruar nga deputetët dhe qytetarët

Parlamenti do të zhvillojë seancën e radhës në orën 17:00. Nga ana tjetër PD ju ka bërë thirje qytetarëve që të jenë para Kuvendit, pasi sipas tyre opozitës po ju ndalohet fjala e lirë.

Prej disa minutash ka filluar mbledhja e qytetarëve par parlamentit. Nga ana tjetër ministrat dhe deputetët e mazhorancës kanë zgjedhur të hyjnë nga mbrapa Kuvendit, në mënyrë që të shmangin përplasjet me qytetarët.

Ndërkohë kreu i PD, Sali Berisha, ka dalë nga selia blu dhe ëhstë nisur drejt Kuendit, i shoqëruar nga deputetët e opozitës si dhe nga dhjetra qytetarë.


Shtuar 13.02.2023 16:51