Saranda gati për sezonin veror? Pas shiut shpërthejnë ujërat e zeza në shëtitore

Vetëm disa minuta rrebesh dhe në shëtitoren e Sarandës plasin ujërat e zeza. Teksa në qytetin bregetar kanë mbërritur turistët e parë, ky moment ka lënë një pamje të shëmtuar.

Besohet se reshjet e shiut dhe mospastrimi i kolektotëve kanë qenë shkaku i kësaj situate.

Saranda ka një sistem të ri kanalizimesh realizuara me fondet e qeverisë gjermane, por sërish problemet kanë qenë të shumta pasi dyshohet se janë bërë punime jo cilësore./albeu.com


Shtuar 29.05.2022 18:50