Samiti i BE, Rama në konferencë nga Brukseli: Keqardhje e thellë për BE, shpresoj t’i ndihmojmë

Ka nisur konferenca e paralajmëruar në Bruksel e 3 liderëve të Ballkanit Perëndimor, Rama, Kovacevski dhe Vuçiç.

Pas kryeministrit maqedonas, fjalën e ka marrë Rama i cili menjëherë ka shfaqur pakënaqësinë ndaj liderëve të BE-së.

Rama shtoi se BE-ja nuk e mbajti fjalën për rrugën e Shqipërisë dhe Maqedonisë në Evropë.

Pjesë  nga fjala e Ramës:

 Më lini të shpreh keqardhjen e thellë për BE, shpresojmë t’i ndihmojmë. U përpoqa të them disa gjëra në takim dhe dua të ndaj me ju disa prej tyre.

U thash, që ndjehesha mirë dhe keq që isha me ta, ndjehesha mire se jemi evropiane, por keq sepse ende nuk mund te jemi këtu si evropian, por si miq.

Është e vërtet shqetësuese, sulmi i një pandemie në shklallë globale, tragjike, një sulm kaq kërcënues në Ukrainë, që mund të shëndërrohet në një lutë tragjike, dhe sërish nuk kanë mundur t’i bëjnë bashkë.

Ne kemi shumë për të bërë dhe nga njëra anë unë mendoj që ne kemi bërë dhe bëjmë shumë për të mbështetur idenë e presidentin Macron për objektivin që është politik e strategjik i dëshiruar. Ne do të vazhdojmë me rrugën drejt anëtarësimit me shpresën që shekullin tjetër të jemi anëtar. Do përballemi me një Bullgari këtu, një Bullgari atje./albeu.com

 

Shtuar 23.06.2022 14:59