Sa vjeç bën? Jozefina Topalli ka një mesazh për veten në ditëlindjen e saj: Ndihem më e lire se ç’isha 30 vjeçe…

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli feston sot ditëlindjen.

Në këtë 60-vjetor, Topalli ka patur një mesazh pë veten që e ka ndarë në rrjetet sociale.

Postimi i Jozefina Topallit:

Ne kete dite shume speciale per mua, ndihem me e lire nga cfare isha 30 vjece, me konfidente dhe ne te njejten kohe me e perulur, …por edhe e veshur me nje eksperience te pafundme.
Jeta ime ka patur ulje dhe ngritje shume te forta,.

Une kam patur fat , qe jo te gjithe e kane. Kam dy femije, qe nuk me kane lenduar kurre zemren;
Kam bashkeshortin , qe me ka mbeshtetur gjithmone edhe kur mendonte ndryshe nga une, duke u bere ne fakt shtylla e ekuilibrit dhe e gezimit ne shtepine tone, me mencurine, tolerancen dhe humorin e tij.
Por une nuk jam vetem nje mame e lumtur e dy femijeve te dashur, as vetem bashkeshorte e priviegjuar, sot familja jone eshte zgjeruar me dy nipa, qe me japin dashuri te pa fundme.

Ne kete dite kujtoj nanen e baben, qe na rriten permes sakrificave e varferise me dashuri te madhe. Ata kurre nuk na percollen ne vuajtjet, ankthet e frikerat e tyre per te ardhmen tone . Pavaresisht stuhive te jetes se tyre, ata na e bene femijerine time, te vellait e te motres , te bukur e te pa shoqe; na mesuan edukaten, punen, dinjitetin e dashurine per familjen e njerezit.

Per anet e tjera te jetes une kam qene gjithmone vehtja ime.
Une nuk mund te isha ajo, qe nuk jam.
Kam filluar te punoj per te ndihmuar familjen qekur isha 12 vjece.
Kam patur kurajon per te rrezuar ne fillim te gjithe muret e mia.
Kam qeshur e kam qare, kam gabuar ,kam humbur , kam punuar dhe kam fituar.
Por, cdo gje e cdo here e kam bere ne menyren time..duke bere kujdes te ruaja perhere dinjitetin!

Rruga ime ka qene krejt unike!
Nga nje gjimnaziste fituese olimpiadash te matematikes ne punetore bujqesie ( gjysem e internuar) , deri dhe Kryetarja e pare e Parlamentit grua.
Qe e vogel kam vendosur , qe te mos ecja ne hijen e te tjereve.
Me thonin se jam e forte , kur ne fakt isha me shume e ndrojtur.
Thuhet se cdo ditelindje eshte nje fillim i ri. Une ashtu e ndjen.
Dua jeten dhe dua perseri sfiden.
Falenderoj te gjithe ata, qe me mbeshteten e me deshen pa interes!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jozefina Topalli (@topallijozefina)


Shtuar 26.11.2023 10:15