Rudina Magjistari është një nga moderatoret më të dashura për publikun. Prej disa dekadash ajo nuk ka bërë asnjëherë mungesë në ekran, dhe gjithmonë ka qenë pranë publikut me programin e saj të pasdites.
Në mesin e fotografive dhe videove, Rudina ka zbuluar për herë të parë portretin e plotë të së bijës Mia, për të cilin është kujdesur gjithmonë që ta mbulojë me emoji me zemra apo t’ia bëjë me blur.
Rudina u bë nënë 8 vite më parë, më 29 nëntor 2015, dhe në këtë ditëlindje duket se mami dhe babi i Mias i kanë bërë dhuratë këtë udhëtim të bukur vajzës së tyre.