Sa lekë ka mbledhur në dasmën me Shkëlzenin? Flet Armina Mevlani

Pas dasmës me Shkëlzen Berishën, Armina Mevlani, ka folur rreth parave që ka grumbulluar në dasmë nga të ftuarit.

Teksa ishte e ftuar në ‘Goca dhe Gra’, ajo u pyet nga gazetaret në studio nëse dasma i ka nxjerrë paratë e saj.

Armina tha se ende s’i ka hapur zarfet e dhuratave.

“Kanë kalua vetëm tri ditë dhe unë s’ka arritur akoma…Mir që duhen hapur avash-avash edhe dhuratat por nuk më latë kohë. Dasma të dielën të hënën mora veten. Sot e mërkurë në emision kur do t’i kisha bërë. Zarfet i kishim rregulluar të ishin në një kuti në hyrje. Ka pasur shumë forma bashkëpunimi. Tani e nxori veten…”, tha ajo./albeu.com/