Një punëtor ka rënë nga një lartësi në qytetin e Bulqizës teksa ishte duke punuar.
Punëtori ka qenë pjesë e një kompanie që po zbaton një projekt të veshjes me sistem kapot të disa pallateve në qytetin e Bulqizës.
Punëtori është dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur specialistët e inspektoriatit kombëtar të punës dhe policia, ku dhe kanë nisur hetimet për rastin në fjalë. Inspektorët po verifikojnë nëse janë zbatuar kushtet e sigurimit në punë nga ana e kompanisë./bw