Mesfushori James Rodriguez mund të shkojë drejt Neëcastles.
Rodriguez do të largohet nga skuadra e Evertonit, por do të mbetet ende në Premier League. Është bërë e ditur se kolumbiani pritet të transferohet te ekipi tjetër nga Anglia, Neëcastle Unitedi.
James nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Evertonit, Rafael Benitez që nuk e ka ftuar fare në ekip për dy ndeshjet e para të këtij edicioni dhe do të largohet para datës 31 gusht kur mbyllet afati kalimtar i verës.
Mësohet se Neëcastle është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 20 milionë euro për Jamesin, i cili ka kontratë me Evertonin deri vitin e ardhshëm, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër./albeu.com