Rikthehet acari në vend, temperaturat zbresin deri në -5 gradë, si do të jenë ditët në vazhdim

Ditën e sotme vranësirat janë të pranishme në të gjithë teritorin dhe reshjet e shiut gjithashtu do të jenë prezente, por bëhet fjalë për një mot të ngrohtë me temperatura deri në 16 gradë celcius.

Për ditët në vijin vlen të theksohet e marta dhe mëngjesi i së mërkurë. Ky interval kohor do të rikthejë temperaturat nën zero gradë celcius në vend.

E marta mbetet me reshje dhe ka një rënie të theksuar të temperaturave me 3 gradë celcius në mëngjes që vazhdon edhe në pjesën e dytë të ditës.

Mëngjesi i të mërkurës vjen i kthjellët, por sërish me disa gradë më pak nga dita paraardhëse. Mesdita pritet të jetë më e ngrohtë me maximumin e temperaturës deri në 14 gradë celcius.

Temperaturat e ditës së enjte do të arrijnë minimunin në -5 gradë celcius, por për tu përmirësuar ndjeshëm në mesditë me 15 gradë celcius, bën me dije meteorologia Tanja Porja./albeu.com/


Shtuar 21.02.2022 16:34