Rezoluta e PE për Shqipërinë, Meta: Kjo na tregon që anëtarësimi varet nga reformat

Presidenti Ilir Meta ka dalë në njo konferencë urgjente për mediat, ku ka folur për një sërë problematikash që ka vendi.

I ndalur të flasë për rezolutën e PE për Shqipërinë, Meta e ka vlerësuar, por shprehet se rezoluta kujton se anëtarësimi përfundimtar në BE  varet nëpërmjet reformave dhe sundimit të ligjit.

Pjesë nga fjala e Metës:

“Meqë keni qenë të angazhuar me ecurinë e negociatave mendova një ditë më të qetë për çështjen e çeljes së negociatave me BE.

Dua të vlerësoj sot rezolutën e miratuar në PE. Dua të vlerësoj mbështetjen e gjerë politikë ndaj perspektivës për anëtarësim të plotë të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut dhe gjuhën e drejtpërdrejt të përshkrimit të situatës në vendin tonë e atyre detyrave që pritet të përmbushen nga Shqipëria në vazhdim.

Rezoluta kujton se anëtarësimi përfundimtar varet nga reforma të qëndrueshme, te thella e pakthyshme, duke nisur nga sundimi i ligjit.

Rezoluta shpreh shqetësim për klimen e polarizuar politike e mungesën e bashkëpunimit të qëndrueshëm partiak.

Shpreh keqardhje për ndryshimet jokonsensuale të kushtetuës e kodit zgjedhor nga mazhoranca qeverisëse para 25 prillit.

Rezoluta bën thirrje politikës shqiptare të tregojë maturi, të rrisë demokracinë e integritetin konkurrues brenda partiak.

Shpreh shqetesim për mungesën e dënimeve përfundimtare për rastet e blerjes së votës.

Shpreh nevojën për të përmirësuar demokracinë pjesëmarrëse përfshirë miratimin e një ligji për referendumet.

Shpreh nevojën për përmirësim urgjent të lirisë së shprehjes.

Shqetësohet për mungesën e progresit se ka rënë me 8 vende për lirinë e shtypit.

Kërkon që autoritetet të zbatojnë politikës të tolerancës zero kundër frikësimit e dhunës ndaj mediave.

Shpreh shqetësim për rrjedhjet masive të të dhënave personale”.