shqiperi

VIDEO/ Range Rover-it i zenë rrugën dhe i hapin dyert, çfarë gjeti policia

Në doganën e Morinës është arrestuar një shtetas nga Çekia, i cili nga kontrollet në mjetin e tij tip Range Rover, policia i gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në të, municion luftarak, 7 armë të ftohta, 2 bombola me lëndë të dëmshme (sprajt irritues).

Armët e përmeduar më sipër dhe mjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Të lidhura

None found

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Morinë/Intensifikohen kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Finalizohet nga Policia Kufitare, operacioni policor i koduar “Magnum”, për goditjen e një rasti të tentativës për të trafikuar armë në Shqipëri.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në të, municion luftarak, 7 armë të ftohta, 2 bombola me lëndë të dëmshme (sprajt irritues) dhe një automjet tip “Range Rover”.

Vihet në pranga 45-vjeçari (shtetas çek), drejtuesi i automjetit ku u gjetën armët.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policoe, për një rast të tentativës për të trafikuar armë në Shqipëri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Magnum”.

Gjatë operacionit, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndaluar për kontroll shtetasin çek M. B., që drejtonte një automjet tip “Range Rover”.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar: 1 armë zjarri pistoletë të mbushur me fishekë, municion luftarak për këtë lloj arme dhe armë të tjera, 4 thika, 2 biçakë, 1 sëpatë brezi dhe 2 bombola me lëndë të dëmshme (sprajt irritues).

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin M. B., 45 vjeç, banues në Republikën e Çekisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

të fundit

“Your end is coming!”/ Protest outside the Prime Minister’s Office ends after four hours, citizens march through the streets of Tirana and express support for the two jailed boys: We are with you!

Është mbyllur pas katër orësh protesta e zhvilluar para Kryeministrisë, ku qytetarët u mblodhën për të 36-ën ditë me radhë,…

5 minutes ago

A 34-year-old man stabs three passersby in Clermont-Ferrand, wounded by police during the intervention

Në Clermont-Ferrand të Francës, tre kalimtarë u sulmuan me thikë nga një burrë. Ngjarja u bë e ditur nga kanali…

5 minutes ago

“Where are we going?”, Minister Hoxha reacts after violent acts at protest: Albania more developed than ever, we still have much to do

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me dhunën e ditës…

5 minutes ago

Zyrtari republikan amerikan vlerëson publikisht Policinë e Kosovës për punën e saj të jashtëzakonshme

Një zyrtar republikan amerikan ka shprehur mirënjohje publike për Policinë e Kosovës, duke vlerësuar profesionalizmin, mikpritjen dhe përkushtimin e saj…

6 minutes ago

Kosovo Customs: We Have Been Involved From the Start in the Investigation Into Suspected Organized Crime

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se, me vendim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka qenë e…

6 minutes ago

BMW sqaron arsyet pse X5 i ri nuk do të ketë më derën e pasme të ndarë

Këtë javë, BMW zbuloi X5 të gjeneratës së pestë. Ndërsa titujt kryesorë rrethuan pesë motorët e saj të ndryshëm globalë,…

9 minutes ago