Policia e Kosovës ka marrë një falënderim publik nga një zyrtar republikan amerikan, i cili ka çmuar profesionalizmin, mikpritjen dhe angazhimin e saj për garantimin e sigurisë publike.
Në një mesazh publik, Pastori Mark Burns, që aktualisht po qëndron në Kosovë, u shprehu mirënjohje pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për punën e përditshme që bëjnë në mbrojtje të qytetarëve dhe në ruajtjen e rendit.
None found
“Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Policinë e Kosovës për profesionalizmin, mikpritjen dhe përkushtimin e saj ndaj sigurisë publike gjatë kohës sonë në Kosovë”, thuhet në mesazh.
Burns nënvizoi se angazhimi i zyrtarëve policorë ka rëndësi të veçantë për mbrojtjen e komuniteteve dhe shërbimin ndaj qytetarëve.
“Faleminderit për punën që bëni çdo ditë për të mbrojtur komunitetet, për të ruajtur rendin dhe për t’u shërbyer qytetarëve të Kosovës.
Përkushtimi juaj nuk kalon pa u vënë re”.
“Zoti i bekoftë dhe i mbroftë të gjithë zyrtarët policorë dhe familjet e tyre, teksa shërbejnë me guxim dhe nder”, u shpreh në fund Burns.
Dashi Do ndiheni shume te lumtur pranë personit qe dashuroni dhe e ardhmja do jete edhe me e bukur. Partneri…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një intervistë për Fox News, ka deklaruar se ndan të njëjtat qëllime me presidentin amerikan…
Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu këtë të shtunë zonën mes fshatrave Drizë dhe Peshtan, në njësitë administrative Qendër…
Ndonëse kanë kaluar gati tri dekada nga përfundimi i luftës në Kosovë, fati i rreth 1.600 personave të zhdukur ende…
Popemobile i ri do të jetë një Fiat. Epo, pak a shumë. Prodhuesi italian i makinave që kushtojnë më pak,…
Babai i Erling Haaland ka lënë të hapur mundësinë që sulmuesi norvegjez një ditë të veshë fanellën e Real Madridit,…