Categories: Uncategorized

Fjolla Morina arrestohet me dy pistoleta në Kukës

Këngëtarja shqiptare Fjolla Morina është arrestuar me dy pistoleta në Kukës.

34 vjeçarja i kishte fshehur në makinën e saj tip “Audi” dhe u zbulua pas kontrollit nga Policia Kufitare.

Të lidhura

None found

Arrestimi i saj u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Njoftimi i Plotë

Policia Kufitare e Morinës evidenton dhe godet një rast të tentativës për të hyrë në teritorin shqiptar me armë zjarri me vete.

Sekuestrohet një armë zjarri pistolete me 23 fishekë luftarak si dhe një pistoletë çakmak.

Vihet në pranga një 34 vjecare që posedonte armën e zjarrit.

Në vjim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës vihen në pranga edhe dy shtetasit që udhëtonin në automjet me shtetasen që posedonte armën e zjarrit.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar edhe në informacionet e marra nga Policia Kriminale e DVP Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese shtetasen F.M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë, e cila udhëtonte me shtetasit F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishek.

Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistolet në dukje e dyshuar lodër cakmak.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve;

F.M., 34 vjeçe, banues në Prishtinë, Kosovë, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

të fundit

Audi shënon ulje të dërgesave në SHBA, ndërsa modelet e rifreskuara sjellin sinjale inkurajuese

Audi raportoi dërgesat e tremujorit të dytë të vitit 2026 në SHBA, duke dërguar 38,030 automjete gjatë tre muajve të…

3 minutes ago

16-year-old detained after seriously injuring a 14-year-old in Saraj

Një i mitur 16-vjeçar është privuar nga liria pasi dyshohet se me një send të mprehtë i ka shkaktuar lëndime…

4 minutes ago

Fier Court upholds security measures for three teenage girls suspected of abusing a 17-year-old

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për tri vajzat e dyshuara për dhunimin e një 17-vjeçareje,…

4 minutes ago

San Fermin in Spain, 12 injured during bull run, one person in serious condition

Gjatë festivalit tradicional të San Ferminit në Pamplona të Spanjës është shënuar një tjetër ngjarje e rëndë, pasi një vrapues…

4 minutes ago

Zelensky seeks to replace Prime Minister Yulia Svirydenko, without yet revealing the name of her successor

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri të ditur të dielën, më 12 korrik, se ka propozuar largimin e kryeministres Yulia…

4 minutes ago

US awards nearly $3 million in compensation to those affected by “Havana Syndrome” as the neurological mystery remains unsolved

Afro 3 milionë dollarë kompensim janë shpërndarë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për punonjësit amerikanë që janë prekur nga…

5 minutes ago