Kryeministri i vendit, Edi Rama në takimin përmbyllës në Kamzë nuk i ka kursyer kritikat dhe ironitë për kundërshtarët.
None found
Gjatë fjalës së tij kryeministri tha se 14 maji do të jetë ndarja e Kamzës me urrejtjen, duke iu referuar kështu atyre që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilët thotë se e kanë katandisur Partinë Demokratike në kashtë dhe k*qe.
Rama: 14 maji do të jetë ndarja e Kamzës me urrejtjen. Kapërcimi nga vetë komuniteti i Kamzës të një dasie të egër, të pa shpirt, të pabesë. Të një dasie e cila është ushqyer vetëm nga nevoja për pushtet e një grushti njerëzish që e morën peng PD që në krye të herës duke e katandisur në kashtë dhe koqe…
Tani Kamza duhet t’i vlejë si shembull Shkodrës. Kamza u çlirua në 2019 dhe unë kam shumë besim se nënat e Kamzës, pavarësisht bindjes që kanë do të shkojnë në kutinë e votimit me në radhë të parë vlerësimin për faktin që fëmijët e tyre shkojnë në shkolla që janë të gjeneratës së re të shkollave që nga Tirana e kudo tjetër janë si në qytetet e Europiane, madje si të qyteteve të mira europiane. Kam besim se gratë e Kamzës do t’i marrin dhe burrat me vete që të votojnë jo symbyllur për partinë, por për sigurinë, vazhdimësinë e projektit që ka një garant, Rakip Sulin./Albeu.com/.
Më shumë se 1,000 njerëz kanë vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, sipas agjencisë kryesore të…
Dashi Do kaloni plot çaste intime gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe kënaqësitë do jene te njëpasnjëshme.…
Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, beson se Lamine Yamal nuk e tregoi versionin e tij më të mirë në Kupën…
E presim fshehurazi mesazhin e anulimit, por sërish themi “po” – pas këtij zakoni që na lodh fshihet një ndjenjë…
Koha më e përshtatshme për të kryer marrëdhënie seksuale varet nga qëllimi i secilit çift. Megjithatë, studimet shkencore tregojnë se…
Altin KryeziuEgnatia dhe Celje kanë barazuar në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Champions League [...]Read More...