Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp ku foli për zbulimin e naftës në Shpirag, u pyet në lidhje me kaosin te Kadastra për shkak të procesit të digjitalizimit që ka sjellë kolaps.
Për kryeministrin kjo nuk është e vërtetë. Sipas tij, faktet flasin ndryshe.
“Çudi, sepse faktet flasin ndryshe. Nëse shihni shërbimet që kanë kaluar në këtë sistem është më e lartë se më parë. Natyrisht është një sistem që noterët i nervozon. Shumë të tjerë, që i kanë qëndruar Kadastrës si hyena, janë shumë të agresivizuar dhe mbi të gjitha, ky system kërkon pak punë në fillim”, tha Rama.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/637925898441777