Rama dhe Basha bashkojnë votat? Kryeministri mbledh Grupin Parlamentar, të enjten në Kuvend pritet të kalojë “Amnistia”

Një ditë pas Asamblesë Kombëtare të PS-së, kreu i qeverisë Edi Rama, këtë të hënë ka mbledhur Grupin Parlamentar.

Grupi Parlamentar po diskuton në lidhje me seancën parlamentare që do të zhvillohet të enjten. Pritet që në seancë të kalojë amnistia penale, pas një dakordësie të mazhorancës me Partinë Demokratike të Lulzim Bashës.

Lulzim Basha do të japë votën e tij dhe të deputetëve që e mbështesin për amnistinë penale, e cila është bllokuar pas skenarëve të opozitës për të mos lejuar punimet normale të Kuvendit.

Vota e Lulzim Bashës dhe 11 deputetëve të tij është e mjaftueshme për të kaluar amnistinë penale, e cila kërkon 84 vota./albeu.com


Shtuar 12.02.2024 10:30