“Julin edhe Eglën i shoh si lojtarë të fortë”/ Mamaja e Erjolës: Finalja është e garantuar por ne duam fitoren!

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është vetëm pak javë larg.

Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. Në një lidhje telefonike me “Big Brother Radio” në TAR ishte mamaja e Erjolës, e cila u shpreh e bindur që e bija do jetë në finale.

“Erjolës do i thoja që na ka bërë krenarë të gjithë familjen. I uroj finalen. Finalja është e padiskutueshme, e kam të garantuar. Por duam fitoren. Unë jam shumë e kënaqur. U bënë gati 4 muaj. Ne jemi çuditur sesi rri ajo 4 muaj e mbyllur.

Juli edhe Egla janë të fortë sipas meje.”-u shpreh ajo.


Shtuar 2.05.2024 23:00

Tags: