Rama bashkon forcat me Luana Vjollcën dhe kanë një mesazh të rëndësishëm për shqiptarët (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një video të moderatores shqiptare shumë të njohur Luana Vjollca.

Ajo që i ka bërë bashkë Ramën dhe Luana Vjollcën është fushata pro vaksinimit të shqiptarëve, ku vetë moderatorja tregon vështirësinë më të madhe të saj gjatë pandemisë dhe ndan thirrjen ndaj njerëzve për vaksinim masim duke e parë si të vetmen mundësi për të dalë nga pandemia.

“Mendoj që për të dalë nga e gjitnë situata është drita në fund të tunelit, është zgjedhja më e mirë.

Edhe pse të rinjtë nuk janë të ndërgjegjshëm për veten e tyre kemi disa njerëz për të cilët duhet të jemi të ndërgjegjshëm pasi janë më të vjetër në moshë.

Nëse kemi një mësim nuk ka gjë më të rëndësishme se shëndeti. Unë të paktën në dy vite, frika ime më e madhe ishte e madhe, kshu që një ndër arsyet më të mëdha për ta bërë vaksinën ishte se unë mund ta përqafoja më shpesh…”- thotë ndër të tjera Vjollca në video mesazhin e shpërndarë nga kryeministri Rama. /albeu.com/