Kryeministri Rama nuk ka qëndruar pa replikuar as ndaj deputetit të PD, Tomor Alizoti, i cili kërkoi që PS të shkëputet nga krimete komunizmit.
Sipas Alizotit, PS së paku duhet të kishte nderuar figurat e kryengritjes më të ashpër ndaj diktaturës, asaj të Qafë – Barit.
Rama i ka kujtuar Alizotit takimin me Berishën, teksa ky i fundit i kishte quajtur të burgosurit politikë si llumin e shoqërisë.
“Tani iku, Tomorri këtë bën gjithmonë. Një nga gjërat që bëri Komunizmi është që i bëri si vetën edhe anti-komunistat. Të shash dhe të merresh me tjetrin është mungesë argumenti. Sot nuk është mundësia për të vrarë, se po të ishte Alizoti që është zemër butë do gjentë një tjetër për ta bërë këtë. Dhe unë do dëgjoja një tjetër me respekt me koherencën që sjell por kjo gjë nuk ekziston. Nuk është askush i detyruar që të jetë hero. Heronjtë janë të rradhë dhe janë ata që janë. Këtë e bëntë komunizmi dhe këtë e bëjnë këta që janë. Unë nuk i njoh vetes asnjë meritë të veçantë, por kur unë hapa peticionin për të rishikuar figurën Enver Hoxhës, bëm, dy kopje, një e çuam te presidenca dhe një te rilindja demokratike, kjo e fundit nuk e botoi. Kur takuam non gratën tuaj, ai tha se ju doni të nxirni llumin e shoqërisë, që janë të burgosurit politikë. Pishtari i kujtesës mbahet me vepra dhe jo me fjalë. Në vend të flamurit të PD-së ju ngrini damkën e SHBA-së,” tha Rama. /albeu.com