Në studion e “Opinion” në Tv Klan ka patur një përplasje mes Ylli Rakipit dhe Mark Markut. Rakipi është revoltuar në momentin që Marku i ka ndërhyrë teksa ai po fliste dhe i ka ngritur zërin këtij të fundit, duke shtuar se tani ‘ka të drejtë ai të bërtasë’.
Blendi Fevizu: Ti sa minuta do të flasësh?
Ylli Rakipi: Ti zotëri si një autor i një prej emisioneve më të rëndësishme në vend, duhet të pyesni përfaqësitë diplomatike në Tiranë, përjashto Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasadorin e SHBA që me bukë në torbë i është vënë Sali Berishës. Shkon ther dhe gjelin në Tropojë, i pret kokën, që “i preva kokën Saliut”etj, ti duhet të interesohesh dhe t’i pyesësh pse shkuan ata atje.
Blendi Fevizu: Ambasadori amerikan ka linjë të departamentit të shtetit.
Mark Marku: Po t’i thërrasë Sali Berisha a shkojnë?
Ylli Rakipi: Pse ndërhyn, a më the vetë më lër?! Pse ndërhyn, pse? A më bërtite mos ndërhyj, tani kam të drejtë unë të bërtas.