Në pikën kufitare të Qafë Thanës janë raportuar radhë të gjata automjetesh. Fluksi vjen kryesisht nga vizitorë të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, të cilët vizitojnë Maqedoninë e Veriut.
Pritjet e automjeteve sipas informacioneve shkojnë deri në 40 minuta, ndërkaq mësohet se aktualisht po punohet me tre sportele.
Të lidhura
None found
Në këtë pikë kufitare aplikohet kalimi me një ndalesë, ku kontrollorët e dy palëve qëndrojnë në një kabinë. Orët e pikut mbeten paraditja dhe mbrëmja, pasi qytetarët kthehen përsëri në vendet e tyre.
