Rradhë të gjata janë shënuar në pikën kufitare të Qafë-Thanës. Bëhet me dije se ka vonesa nga pala maqedonase.
Sipas informacioneve, pala maqedonase ka punuar me sportele dhe stafe të reduktuara duke krijuar pritje nga 1 orë deri në 1 orë e 30 min, ndërkohë pala shqiptare ka shtuar sportelet.
Ndryshe nga Kapshtica që më së shumti ka shtetas shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi dhe kthehen për festa nga pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës më së shumti janë qytetarë nga juglindja dhe jo vetëm që shkojnë bëjnë pazare në Maqedoninë e Veriut dhe kthehen brenda ditës.