Publikoi video intime të të miturës në rrjetet sociale, arrestohet 19-vjeçari në Lushnjë

Është vënë në pranga nga policia e shtetit një 19 vjeçarë në Lushnje, kjo pas kallëzimit të bërë në Komisariatin e Lushnjë, nga një shtetase 40 vjeçare, se 19 vjeçari kishte publikuar në rrjetet sociale, një video të vajzës së saj të mitur 14 vjeçe.

Celulari i shtetasit 19 vjeçar u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 9.04.2024 16:15