Publikohen detajet përfundimtare të “Eurovision”, kur do performojë Anxhela Peristeri

Sot është publikuar edhe renditja përfundimtare e performancave për këtë edicion të “Eurovision”. Anxhela Peristeri do të ngjitet në skenën në natën e dytë, më 20 maj dhe do të jetë e 11-ta në radhë për të kënduar.

Renditja është caktuar nga transemtuesi NPO/NOS/AVROTROS dhe është aprovuar nga Mbikëqyrësi Ekzekutiv i Eurovision, Martin Österdahl.

Anxhela do përfaqësojë këtë vit Shqipërinë me këngën “Karma”, klipi i së cilës u publikua para pak javësh. Këngëtaraj ka vendosur t’i qëndrojë versionit shqip të këngës duke ndryshuar vetëm disa detaje të vogla. Ndërsa përsa i përket performancës, ajo ka bërë të ditur se do të bashkëpunojë me koreografen e njohur suedeze, Sacha Jean-Baptiste.


Shtuar 31.03.2021 11:07