Premtoi se Bashës nuk do t’i thoshte më “Brava”, Berishës i shpëton goja, por kërkon falje (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, doli në një konferencë për media, dhe ndërsa përmedni Lulzim Bashën, iu referuar si Brava.

Por duke qenë se pas dorëheqjes së Bashës nga posti i kryetarit të PD-së, Berisha ka premtuar se nuk do ta quajë më Brava ai tërhoqi mbrapsht fjalën dhe kërkoi falje.

Kombinacionet Basha-Rama marrin fund se janë antiligjore. Ajo kohë merr fund. Ai kombinim ka marrë fund. Unë zgjodha anëtarësinë e partisë se po të kishte bazë do shkoja tek gjykata. I dhanë Bravës, më falni Lul Bashës, shkarkimin që meritoi. Sot nuk është këtu, Lul Basha dha dorëheqjen. Forumet janë të Kuvendit, janë Këshilli Kombëtar, i cili nuk ekziston tani se do të mblidhet kuvendi, do të zgjidhet Këshilli Kombëtar.

Para disa ditësh, Sali Berisha është shprehur se Lulzim Basha dha dorëheqjen dhe nuk ka pse t’i thotë më deputeti “Brava”, por do ta thërrasë deputeti Basha.

“Zoti Basha dha dorëheqjen. Mori përsipër të gjithë pasojat e kursit që zgjodhi. Në fakt dorëheqja e tij nuk lidhet vetëm me 9 Shtatorin, por ajo ka si background serialin e humbjeve të njëpasnjëshme. Nuk kam pse t’i them më deputeti “Brava”. Do t’i them deputeti Basha, prandaj…” – tha Berisha.


Shtuar 31.03.2022 11:10