Prej 10 vitesh kërkonte ndihmë në ekran, kush ishte Ard Daullxhiu që gjeti vdekjen duke shitur fara

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta Ard Daullxhiu. Ai ndërroi jetë pas një arresti kardiak.

Mësohet se fillimisht ai kishte ndjerë dhimbje në gjoks teksa ishte duke shitur fara në tregun e Durrësit dhe menjëherë ka marrë biçikletën për të shkuar në spital, por është rrëzuar pa ndjenja në tokë në momentin që ka hyrë brenda rrethimit të spitalit.

Ardi Daullxhiu u bë i njohur pas ekspozimit në rrjetet sociale dhe kërkesave për ndihmë ekonomike në mënyrë që të dilte nga mjerimi i thellë ku ndodhej.

Ai tashmë ishte prej gati 10 vitesh pjesë e ekranit shqiptarë ku kerkesa kryesore ishte t’i lejohej nga bashkia të bënte nje shtesë në shtëpine e tij, prandaj edhe largimi i tij nga jeta ka qenë një lajm i hidhur për secilin që e ka lexuar.

Titullin “i mjeri më i famshëm në Shqipëri” e mori në emisionin “Zonë e Lirë” me Arjan Çanin ku për një periudhë të gjatë kohe ishte i ftuari i çdo jave nga ku dilnin edhe batuta të cilat kanë bërë të qeshur të gjithë shqiptarët e rrjeteve sociale.

Thirrjet e tij të drejtpërdrejta për Kryeministrin si dhe Kryetarin e Bashkisë së Durrësit nuk kanë munguar si në ekran edhe në llogaritë e tij në rrjetet sociale. Ardi ishte edhe baba i një vajze rreth 8 vjeç.