“Pranvera në Liss”/ Koncert recital në Lezhë, i riu Erlis Kuçana tërhoqi vëmendjen e publikut

Mbrëmja e të shtunës mori sërish vëmendjen e artdashësve Lezhjan, me një koncert recital i pari i këtij lloj që vjen nga pianisti 15-vjecar Erlis Kuçana.

Pranvera në Liss koncerti recital që vjen në përmbyllje të ciklit 9-vjeçar të studimeve.

Pjesët muzikore të luajtura nga pianisti Erlis Kuçana dhe përshëndetja e këtij recitali në flaut nga Ester Shema nxënëse e kësaj shkolle, sollën emocione tek publiku të cilët kishin mbushur sallën e pallatit të kulturës.

“Pranvera në Liss”, zgjati rreth 60 minuta ku u luajtën 8 pjesë të ndryshme muzikore, të emrave të mëdhenj të muzikës botërore, duke i dhënë jete më shumë muzikës klasike dhe talenteve të rinj që Lezha ka.


Shtuar 7.04.2024 13:15