Policia arreston 2 persona në Vlorë, i morën me forcë shoferit paratë dhe karta bankare

Dy persona i kanë zënë rrugën një automjeti në afërsi të vendit të quajtur “Tregu i Orizit”, dhe kanë grabitur shoferin duke i marrë para e karta bankare.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së 2 marsit në Vlorë. Dy autorët e dyshuar, shtetasit me iniciale S. D., 49 vjeç dhe D. L., 36 vjeç, janë arrestuar nga policia.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 02.04.2024, rreth orës 23:00, në afërsi të vendit të quajtur “Tregu i Orizit”, i kanë zënë rrugën me automjet, shtetasit A. T., dhe më pas i kanë marrë me forcë atij, një shumë parash dhe disa karta bankare”, raportojnë uniformat blu.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e 36-vjeçarit shërbimet e Policisë gjetën disa doza lënde të dyshuar narkotike cannabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me sendet e vjedhura dhe automjetin që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin.


Shtuar 4.04.2024 18:39