Gjovalin Frroku, polic burgu, ndërroi jetë teksa ishte në krye të detyrës në Burgun e Shënkollit. Drejtoria e Burgut bën me dije se janë ndjekur të gjithë procedurat për rastin në fjalë.
Mësohet se 62-vjeçari kërkoi ndihmë, pasi nuk ishe ndjerë mirë, por mjeku nuk konstatoi problem shqetësues ndaj vijoi të qëndronte në punë.
Drejtori i burgut të Shenkollit, Leonard Mardoda, i kontaktuar nga News24 bën me dije se Frroku nuk mori trajtim të specializuar, pasi kur ka mbaruar vizitën me mjekun nuk ka kërkuar që të largohet për ndihmë më të specializuar.
Në raportin e mbërritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve thuhet se Polici i burgut të Shenkollit mbërriti ne punë në orën 22:00 dhe turnin do e përfundonte në orën 06:30 minuta.
Sakaq gjatë marrjes së detyrës dhe dhënies se instruktazhit ai nuk ka shprehur asnjë shqetësim apo problem shëndetësore
Ka qene ora 03:30 minuta, kur ai ka telefonuar specialistin e informacionit duke kërkuar ndihme mjekësore pasi nuk ndihej mire. Brenda 5 minutash, specialisti i informacionit, mjeku dhe ndihmës mjeku i kanë shkuar në ndihmë.
Mjeku që ka kryer viziten nuk ka konstatuar probleme shqetësuese për të cilin ai duhej zëvendësuar e për pasojë ai ka vijuar të qendroje në punë deri në orën 7:11 minuta dhe pasi ka dorëzuar punën, në orën 7:12 minuta është larguar.
Gjovalin Frroku është larguar bashkë me trupën tjetër të punës, por sërish është përkeqsuar dhe pasi është dërguar ne Spitalin e Lezhës është nisur me urgjencë drejt Tiranës, por nuk ka mundur të jetojë.
Në lidhje me këtë ngjarje reagoi edhe Sindikate e punonjësve të policisë së burgjeve.
Në reagimin e tyre mungesa e mjekut të punës sipas ligjit, mungesa e trajtimit ushqimor, mungesa e uniformave, pagat e ulëta dhe demotivimi në shërbim, po sjellin pasoja të rënda për këta punonjës.