Një i moshuar i cili po udhëtonte me motoçikletë ditën e sotme në Korçë ka mbetur i plagosur. Gjithashtu ngjarja ka ndodhur në zonën e unazës në qytet.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të detajeve. I moshuari është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.