“Po plakesh”, Adriana Matoshi i thotë “po” propozimit të futbollistit 19 vite më të ri (FOTO LAJM)

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës ka qenë në qendër të vëmendjes për sa I përket jetës së saj private që kur bëri publike lidhjen me futbollistin afrikan 19 vite më të ri.

Së fundmi e prekur nga komentet e ndjekësve për moshën, Matoshi ka bërë një shkrim ku I bën ata të reflektojnë:

“Në një foto disa më shkruajtën: Sa keq po plakesh, je e tmerrshme.
Ajo që ndodhi më bëri të kuptoj se sa e vështirë duhet të jetë të jesh një grua e re, në kohën e mediave sociale. Unë jam 41, e di kush jam dhe e di se çfarë dua, por komente të tilla mund të të dëmtojnë vetëm shpirtin e juaj!”

Por përtej kësaj, të gjithë vëmendjen e ka tërhequr komenti i të dashurit të saj, Keith Groeneveld ku nëpëmjet një emoji me unazë dhe një pikpyetje i propozon publikisht për martesë.

“Po”, i shkruan pa u menduar dy herë Adriana Matoshi./albeu.com/

Adriana është nënë e katër fëmijëve, më i madhi nga të cilët është 20 vjeç. Ajo ka treguar më parë se të katërt e kanë pritur mirë lidhjen e saj dhe se e kanë mbështetur.


Shtuar 7.04.2021 02:04