Plas sherri pas një fërkimi mjetesh, dëmtohet me sende të forta një person në Tiranë, niset drejt spitalit

Një konflikt çasti për një fërkim mjetesh dyshohet të jetë bërë arsyeja e dëmtimit me mjete të forta të një personi  në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, në Tiranë.

se i dëmtuari po transportohet në spital për ndihmë mjekësore. Policia ka bërë me dije se në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj.
“Më datë 22.08.2024, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit F. D., dhe M. B. Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi F. D., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”


Shtuar 22.08.2024 15:06