Plas sherri në Kosovë, plagosen tre persona

Tre persona janë plagosur si pasojë e përdorimit të mjeteve të mprehta në sheshin e qytetit në Obiliq, raporton Gazeta Express. Plagosja e tyre ka ardhur pas përleshjes fizike.

Lajmin për Express e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 15 :00 patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në sheshin e qytetit, në Obiliq. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga  mjete të mprehta, janë plagosur tre persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.

Mësohet se të njëjtit po trajtohen në QKUK, teksa motivi i konfliktit nuk dihet akoma./epxress

 


Shtuar 11.01.2022 16:45