Me anjë të një postimi në rrjetin social “facebook” kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër mesazh për Planin e Pastrimit Kombëtar.
Rama ka shpërndarë disa pamje nga aksioni që po zhvillohet në disa qytete të Shqipërisë.
Kryeministri është i bindur se do t’i jepet fund njëherë e mirë kësaj marrëzie që të vret syrin dhe mbi të gjitha dëmton shëndetin.
“Plani Kombëtar i Pastrimit po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë dhe do të vazhdojë pa u ndalur si një operacion sistematik edhe gjatë sezonit veror, për të shpërndarë frymën e sensibilizimit tek çdo qytetar, për të mos ndotur aty ku jetojmë përditë, e për t’i dhënë fund një herë e mirë kësaj marrëzie që të vret syrin dhe mbi të gjitha dëmton shëndetin✋
*momente pastrimi në Pogradec, Kukës, Krujë, Elbasan, Mirditë, Kolonjë, Bulqizë, Maliq, Tepelenë, Burrel, Divjakë, Rrogozhinë, Ksamil dhe Pustec”, shkruan Rama./albeu.com