Plagosja në Kombinat, autori efektiv i FNSH-së “tapë” në momentin e ngjarjes

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e mbrëmjes së sotme në Kombinat ku mbeti i plagosur në këmbë një 60-vjeçar.

I plagosuri i cili është jashtë rrezikut për jetën, raportohet se është më probleme mendore.

Së fundmi policia bën të ditur se autori është shtetasi L.GJ, efektiv i FNSH-s, i cili gjatë kryerjes së krimit ka qenë në gjëndje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë, i cili bën fjalë se në Kombinat është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi M. L., 60 vjeç, ju sqarojmë se:

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit, autori i kësaj ngjarje, shtetasi L. Gj., efektiv i FNSH-së, i cili gjatë kryerjes së krimit ka qenë në gjendje të dehur.

Grupi hetimor i krijuar nga Agjensia e Mbiikëqyrjes Policore (AMP) nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com