Pezullohen kolaudimet në Sarandë, stuhia dëmtoi pajisjet e Drejtorisë së Transportit Rrugor

Stuhia e befasishme që përshiu ditën e djeshme qytetin bregdetar të Sarandës ka shkaktuar dëme edhe në Drejtorinë e Transportit Rrugor.

Si pasojë e dëmtimeve,  mëzohet se janë pezulluar shërbimet.

DPSHTRR njofton se nuk do të ofrohen shërbime deri në normalizim e situatës, teksa thekson se nuk do të ketë penalizime.

“Të nderuar qytetarë të qytetit të Sarandës, Konispolit, Delvinës dhe Livadhjasë në Finiq!

Si pasojë e dëmtimeve të disa pajisjeve nga kushtet e pafavorshme të motit ditën e djeshme, në DRSHTRR Sarandë nuk do të ofrohet asnjë shërbim. Ju bëjmë me dije se nuk do të ketë penalitete në gjoba në pagesën e taksës dhe kontrollit teknik, për shkak të vonesës”, thuhet në njoftim.

Stuhia mbrëmjen e djeshme në Sarandë i shkaktoi vdekjen 22-vjeçarit Armando Kazma, i cili u godit nga shembja e mbulesës së kalçetos, ku kishte shkuar të luante me miqtë e tij./albeu.com