Përplasja e dhunshme e Metës me policinë, shpallen në kërkim dy shtetas

Mëngjesin e sotëm Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim dy persona. Burimet bëjnë me dije se dy personat në fjalë janë shpallur në kërkim pas përplasjeve të dhunshme të ndodhura pranë zyrave të FRD.

 

Më datë 13.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasve A. H., 55 vjeç dhe A. S., 46 vjeç, sepse më datë 12.03.2021, në rrugën “Abdi Toptani”, kanë hyrë të paautorizuar në një godinë, duke kundërshtuar punonjësit që kryejnë një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, të cilët kanë qenë në ruajtje të objektit. Punohet për kapjen e shoqërimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

 


Shtuar 13.03.2021 08:42