Përplasen katër makina në Lezhë, dy të lënduar

Katër makina janë përplasur njëra me tjetrën pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Gurra në Lezhë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy persona. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit./albeu.com


Shtuar 3.03.2024 17:31