Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka dalë në një deklaratë për media ku është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në mbledhje në mënyrë të dhunshme.
Më tej ai u shpreh se Berisha duhet të largohet njëjtë si Basha.
“Qëndrimi është i qartë për këdo, është një atmosferë pushtimi, ajo që është kërkuar nga unë, është që të gjejmë spiralen e bashkimit.
Palët do të duhet të qetësojnë shpirtrat e tyre, në këto 6-7 muaj është zhvilluar një gjuhë e dhunshme, sinjalet nuk mund të jepen duke pushtuar selinë, duke ardhur në mënyrë të dhunshme në mbledhjen e grupit parlamentar.
Ka një vendim të parlamentit, i cili ka konstituar grupin parlamentar të PD. Për të gjetur gjuhën e përbashkët, duhet bërë disa akte, ndërprerja e gjuhës linçuese, proceset paralele nuk japin sinjale të bashkimit, kjo është kërkesa jonë e vazhdueshme, që demokratët në bazë të bashkohen.
Çfarë është tjetër e rëndësishme, që të jemi fitues, ka një gjë që është e rëndësishme, ashtu si Basha dha dorëheqjen, si simetri duhet të japë dorëheqjen edhe pala tjetër. Ja kemi detyrim njerëzve që ta kërkojmë këtë”, tha Alibeaj.
Kujtojmë se në mbledhje ka pasur debat mes Berishës dhe Alibeajt. Alibeaj i është drejtuar ish-kryeministri duke i thënë se është i përjashtuar nga grupi dhe prezenca e tij cenon demokracinë e PD-së. Nga ana tjetër Berisha i është përgjigjur duke i thënë se çdo vendim i PD-së pas që dhjetorit ka qenë ilegjitim.