Përfundon mbledhja e Berishës me drejtuesit e qarqeve të PD (VIDEO)

Ka përfunduar mbledhja e kryetarit të Partisë Demokratike me drejtuesit e qarqeve të kësaj partie politike.

Berisha gjatë fjalës së tij tha se opozita duhet të fokusohet tek protestat, për të cilat tha se duhet që të nisin së shpejti.

Ai tha se duhet që në vend të krijohet qeveri teknike, me qëllim që të shkohet në zgjedhje të lira e të ndershme.

Ndër të tjera, Berisha deklaroi se ekipi i drejtuesve politikë të PD ka më tepër cilësi se grupi drejtues politik në qarqe i PS-së.

 


Shtuar 8.09.2024 19:59

Tags: ,